Zemaj, i pikëlluar pas vdekjes së 20-vjeçares nga Ferizaj

26 shkurt 2021 | 13:31

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 20-vjeçares e cila po trajtohej në një spital Turqi pas lëndimeve të marra gjatë shpërthimit në njërin nga restorantet e Ferizajt.

“E nderuara Familje Haxhidema, lajmi se Fatimja, ka ndërruar jetë, na tronditi të gjithëve pa masë. Në këtë ditë të trishtueshme për juve, familjen dhe më të dashurit e Fatimes dhe të gjithë neve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke iu bashkuar dhimbjes tuaj. Përkundër shpresave dhe pritjeve tona, ajo sot u nda fizikisht nga ne, duke lënë pikëllim pas vetes, për moshën e re dhe ëndrrat e saj rinore të këputura padrejtësisht”.

“Në këto orë të dhimbjes së madhe, jemi me juve dhe dhimbjen tuaj familje e nderuar Haxhidema, duke lutur Zotin për shpirtin e saj dhe të gjeni forcë për ta tejkaluar këtë situatë tepër të rëndë. Mbahuni të fortë. Ngushëllime të sinqerta!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Social Demokrate (PSD) ka mbajtur një aksion para objektit…