Zemaj ia tregon deputetit Uka fotografitë e tubimit të LV-së ku nuk u respektua distanca sociale

19 qershor 2020 | 12:11

Një përplasje mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi.

Pas një debati të ashpër lidhur me mbajtjen e distancës dhe masave të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, ministri Zemaj, ka publikuar fotografitë e protestës së Vetëvendosjes ku nuk kishte distancë sociale.

“Këta filma të juaj te unë nuk shiten. Kjo është përgjigja për datën 12 qershor dhe ministri i ka marrë këto adresime”.

“Kryeministri është tmerruar nga këto pamje, kur mijëra qytetarë i keni mbledh dhe i keni ekspozuar në rrezik”, i është përgjigjur Zemaj, deputetit Uka.

Ndryshe Zemaj sot ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi sa i përket menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

Ai aty ka thënë se ministria që ai udhëheq do të hartojë një strategji të veçantë për të moshuarit.

Po ashtu, Zemaj ka nënvizuar se nuk do të ketë lehtësim të mëtutjeshëm të masave pa u zbatuar rekomandimet aktuale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 79 pacientë,…