Zemaj: Kemi angazhuar 200 profesionistë shëndetësorë për t’u përballë me Covid-19

07 korrik 2020 | 13:45

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se shtimi i kapaciteteve është prioritet për t’u përballur me pandeminë Covid-19.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se kanë angazhuar 200 profesionistë shëndetësorë për t’u përballuar me situatën pandemike në të cilën është duke kaluar Kosova, raporton “Epoka e re”.

“Do t’i mobilizojmë resurset. Kemi vendosur t’i angazhojmë 200 profesionistë shëndetësorë për t’u përballë me këtë situatë”.

“Prioritet u kemi dhënë profileve që lidhen me menaxhimin e pandemisë. Do të jenë jo vetëm në Prishtinë, por edhe në qendrat tjera. Përveç kësaj do të zgjidhim problemin e specializantëve që nuk janë angazhuar”, është shprehur Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti sot drejtorin e Agjencisë…