
Zemaj: Klinika e Onkologjisë do të bëhet me ‘Akcelerator linear’
18 mars 2021
| 13:46
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) do të bëhet me pajisjen “Akcelerator linear”.
“Kjo pajisje është më se e domosdoshme pasi brenda një kohe të shkurtër do të largohet lista e pritjeve”.
“Po ashtu, kjo pajisje do ta bëj të mundshme edhe trajtimin me metodat më të sofistikuara siç është IMRT dhe pacientët nuk do të kenë nevojë të referohen jashtë Kosovës”.
“Një pajisje e tillë është blerë në vitin 2008. Vlera e projektit është rreth 1.5 milion euro!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Akcelerator linear” është pajisje mjekësore e cila përdorët për terapi rrezatuese për personat të cilët janë të prekur nga kanceri