Zemaj: Kurti edhe kryeministër edhe ministër i Shëndetësisë

14 shtator 2022 | 17:35

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është ngarkuar edhe me një detyrë shtesë, atë të ministrit të Shëndetësisë.

Ai ka thënë se Albin Kurti nuk po e shkarkon Rifat Latifin, nga pozita e ministrit për shkak të dështimit. Zemaj e quajti këtë spektakël populist.

“Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë. Spektakël populist!”, ka thënë Zemaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…