Zemaj: Problemet në shëndetësi janë të mëdha, sidomos në QKUK

02 mars 2022 | 13:21

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se problemet në shëndetësi janë të mëdha sidomos në QKUK.

Sipas tij, kjo situatë ka kaluar në nivel të degradimit.

“Listat e pritjes në ortopedi, radiologji, kardiologji e shumë klinika tjera janë shndërruar në luks e jo në ofrim të shërbimeve. Kjo është shqetësuese!”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se skandali më i madh është se kryesuesja e bordit është edhe kryesuese e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave.

“Pra, Qeveria e ka miratuar këtë. Janë parë keqpërdorime duke shpërndarë teste dhe duke shantazhuar profesionist shëndetësor me incizime . Fajtor për këtë është Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria ku nga paaftësia për të menaxhuar e sidomos duke mos kërkuar përgjegjësi nga Bordi dhe menaxhmenti i SHSKUK-s. Shembujt e kqinjë janë të përditshëm tani dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roman Abramovich është i gatshëm ta shesë klubin e tij,…