Zemaj propozon Projektligjin për shëndetësi

15 prill 2022 | 12:26

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, e ka dorëzuar në Kuvend propozimin për Projektligjin e ri për shëndetësi.

Zemaj në një konferencë për media ka treguar edhe disa nga çështjet që i trajton kjo nismë.

Më tutje, ish-ministri i Shëndetësisë ka thënë se këtë projektligj e ka punuar së bashku me profesionistë shëndetësorë.

“Propozon sistem funksional shëndetësor dhe të zbatueshëm që është qenësor përmes ligjit dhe harmonizimit të shëndetit parësor me sistem unik të vendit. Decentralizon dhe bën të zbatueshëm sistemin dytësor shëndetësor, funksionalizon pavarësinë e shërbimeve shëndetësore në nivel tretësor përmes QKUK-së, barazon në mënyrë të zbatueshme sistemin publik, publiko-privat dhe privat përmes përcaktimit të mënyrës së funksionimit të institucionit”, ka thënë Zemaj.

Deputeti Zemaj ka bërë me dije se projektligji në fjalë përmban 128 nene. Ai ka thënë se projektligji do të jetë lehtë i zbatueshëm, në dobi të qytetarëve.

“Sot e kemi dërguar në zyrën për parashtresa si nismë legjislative dhe presim përkrahje dhe miratimin e tij. Jemi të gatshëm jo vetëm të japim kritika, por edhe të kontribuojmë në avancimin legjislativ për sistem më të mirë”, është shprehur Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është kryer një operacion i rrallë në Qendrën Klinike, Universitare…