Zemaj: Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht

20 shkurt 2024 | 16:13

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se “Qeveria e ka braktisur popullin plotësisht”.

Zemaj tha se po rriten çmimet e produkteve ushqimore, gjersa çdo ditë po pakësohet shporta e konsumatorit.

“Rritja e indeksit të çmimeve nuk ka të ndalur, e pushteti nuk merr asnjë masë, nuk vepron as Autoriteti i Konkurrencës”, tha Zemaj.

“Mbi gjysma e familjeve në Kosovë as që po munden me përballu shpenzimet ditore”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e…