Në Leposaviq kapen mallra të kontrabanduara në vlerë prej 5 000 euro

20 shkurt 2024 | 16:04

Në bashkëpunim dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë arritur një sukses të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme të tregtisë.

“Pas një operacioni të koordinuar është ndaluar një automjet i dyshimtë në territorin e Kosovës, i cili kishte hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Automjeti në fjalë, në përputhje me dyshimet tona ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara, kryesisht mallra ushqimore. Vlera e mallit të kapur është mbi 5,000.00 euro, ky sukses është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të vazhdueshme të njësive Doganës dhe Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe tregtinë e paligjshme”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli do të sfidojë Luton nesër në mbrëmje me objektivin…