Zemaj: Situata me Covid është nënkontroll, përkujdesja ndaj pacientëve ka qenë e shkëlqyer

22 shkurt 2021 | 11:31

Ministri në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë takimit me Komitetin për vlerësim të situatës me Covid-19, ka deklaruar  se situata me  pandemisë në Kosovë është nënkontroll dhe nuk ka tendenca për alarm të asnjë lloj natyre që mund të paraqitet.

“Përkujdesja ndaj pacientëve vazhdon të jetë  e shkëlqyer dhe madje ka qenë e shkëlqyer edhe për njerëzit e ardhur nga vendet e tjera. Por megjithatë nuk dua që kjo fjalë e imja të fillojë me lëvdatë për ju apo për sistemin shëndetësorë që përkundër sfidave mund të lavdërohet me statistikat e deritanishme. Nga data 4 shkurt 2020 deri më 21 shkurt 2021 janë testuar gjithsej 285 mijë e 900 persona të dyshimtë me virusin Covid-19. Gjurmimi i rasteve aktive është bërë nga ekipet e IKShPK-së, të cilët janë pjesë e suksesshme në luftën kundër virusit Covid-19”,ka thënë Zemaj.

Më tutje, Zemaj ka bërë me dije se nga fillimi i pandemisë janë paraqitur  66 mijë e 380 raste me Covid nga mostrat e testuara.

“Janë regjistruar 1 mijë e 572 vdekje. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike të rasteve në dy javët e fundit, me 1.16 për qind, por me shenja iniciale të mundësisë të rritjes së rasteve në këtë javë. Kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara për 36.7 për qind. Sipas moshave përqindja e të prekurve me Covid-19 është më e ulët nga 0 deri në 9 vjet me 1.7 për qind, kurse 1.6 për qind e moshës 30-39 vjeçare. Sipas gjinisë meshkuj 51 për qind janë pak më shumë të prekur krahasuar me fermat ku javën 49 për qind”, është shprehur Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje tronditëse zbulojnë pangolina, breshka deti dhe majmunë që shiten…