Zemaj takohet në Sarajevë me kongresistë amerikanë: ShBA-ja, aleatja më e fortë e Kosovës

28 maj 2021 | 12:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, është takuar në Sarajevë me disa kongresistë amerikanë.

Me këtë rast, Zemaj ka thënë se Kosova është e bekuar që Amerika vazhdon të jetë aleatja më e fortë e vendit tonë.

“Sot në Sarajevë ishte kënaqësi të takoja miqtë tanë, kongresistët z. Robert Aderholt, z. John R. Moolenaar dhe z. Stan Holmes, i cili njëherit është dhe përgjegjës për eventin vjetor të Shtëpisë së Bardhë ‘Breakfast Prayer-Lutja e Mëngjesit’ që mbahet çdo vit në Uashington DC. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk na harruan as në luftën tonë kundër Covid-19, duke na mbështetur në vazhdimësi me këshilla, teste, mjete dhe pajisje medicinale. Njëherit shfrytëzova rastin të falënderoj edhe për bashkëpunimin në ndihmën për lobimin në sigurimin e vaksinës. Kosova është e bekuar që Amerika vazhdon të jetë aleatja më e fortë e vendit tonë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 2 people and people standing

May be an image of 2 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatët mbrojtës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit…