Zenunaj largohet nga Liria

05 janar 2024 | 16:59

Pas kapitenit Ardit Topalaj dhe sulmuesit të krahut, Bleond Rexhepi, nga skuadra e Lirisë së Prizrenit me marrëveshje të dyanshme është larguar edhe qendërmbrojtësi Melos Zenunaj.

Lajmin për largim e ka bërë me dije vet futbollisti të premten.

“Faleminderit Prizren, faleminderit ‘Arpagjik’”, ka shkruar Zenunaj në “Facebook”.

Liria ka pasur vështirësi në edicionin aktual në Superligë dhe renditet e fundit në tabelë me vetëm nëntë pikë në 18 ndeshje të luajtura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë,…