Zenunaj rikthehet te Dukagjini
Futbollisti Melos Zenunaj rikthehet në skuadrën e Dukagjinit nga Klina.
Melosi hapat e parë në futboll i mori pikërisht në këtë klub, derisa në sezonin vjeshtor ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit nga Prishtina, raporton “Epoka e re”.
“Futbollisti i cili edhe hapat e parë në futboll i kishte nisur pikërisht me klubin e Dukagjinit, rikthehet përsëri ne vendlindjen e tij. Melosi për tri vite radhazi ishte paraqitur tek skuadra e Flamurtarit nga Prishtina, me të cilën është aktivizuar edhe në sezonin vjeshtor. ‘Melo’ luan pothuajse ne të gjitha pozitat e vijës se fundit të mbrojtjes, ndërsa ne i urojmë mirëseardhje në ‘18 Qershori’, duke i dëshiruar shumë suksese me logon dhe fanellën me të cilën ai është zhvilluar si futbollist”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.



