Zeqir Hashani zgjedhet u.d i rektorit të Universitetit të Gjakovës

02 dhjetor 2022 | 18:51

Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës ka zgjedhur Zeqir Hashanin ushtrues të detyrës së rektorit  të Universitetit “Fehmi Agani”.

Hashani zëvendëson të shkarkuarin, Prof.Artan Nimanin nga ku Bord.

Zeqir Hashani është zgjedhur me gjashtë vota.

Në njoftimin e Universitetit të Gjakovës thuhet se Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në mbështetje të nenit 31, pika 6 të Statutit të Universitetit, në mbledhjen e mbajtur sot më 02.12.2022 me gjashtë vota zgjodhi Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashanin për ushtrues të detyrës së rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, vizitoi sot Selinë…