Zeqiri shkëlqeu ndaj ish-skuadrës dhe shpallet MVP

22 mars 2024 | 13:19

Derbin e javës së 26-të të Prince Caffe Superligës e fitoi Bashkimi, duke mundur Sigal Prishtinës. Te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri.

Ai ndaj ish-skuadrës e mbylli ndeshjen me 26 pikë e nëntë kërcime. Zeqiri shpallet MVP i javës, ndërsa këtë çmim e fitoi edhe xhiron e kaluar.

Trepça ka vazhduar me formën e mirë, ndërsa sërish te mitrovicasit më i miri ishte Darnell Edge, duke e mbyllur ndeshjen ndaj Proton Cable Prizrenit me 24 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, kurse te prizrenasit më i miri ishte Ty Cockfield, i cili ndaj ish-skuadrës kishte 32 pikë, tri kërcime e katër asistime. Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Vëllaznimit, ndërsa te therandasit më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 23 pikë, katër kërcime e nëntë asistime.

Peja shënoi fitore të pritur ndaj Istogut, ku më i miri ishte Sadio Doucoure me 18 pikë e 12 kërcime dhe dy asistime.

Top pesëshja

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 26 pikë, 9 kërcime, / asistime, 29 indeksi
Darnell Edge (Trepça) 24 pikë, 6 kërcime, 7 asistime, 32 indeksi
Ty Cockfield (Proton Cable Prizreni) 32 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 29 indeksi
Alonzo Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 4 kërcime, 9 asistime, 25 indeksi
Sadio Doucoure (Peja) 18 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 30 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e…