Zëvendësdrejtori i AKI-së nuk raporton para deputetëve

13 prill 2018 | 11:25

Ka dështuar përsëri mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Kësaj radhe në këtë mbledhje nuk ka pranuar të marr pjesë zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci.

Merovci do të duhej të raportonte në mungesë të Driton Gashit, i cili ka dhënë dorëheqje ditë më parë.

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka thënë se kjo është hera e katërt që AKI-ja nuk dëshiron të raportojë para komisionit.

Ajo ka paralajmëruar se si komision parlamentar do të ndërmarrin disa masa, të cilat ka bërë me dije se do t’i bëjnë publike javën tjetër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publikimi i albumit të radhës nga Rita Ora është shtyrë…