Zëvendësja e Kurtit flet për dinarin: Populli nuk meriton tensione të tilla

10 prill 2024 | 14:21

Emilja Redzepi, zëvendëskryeministre Kosovës për çështje të minoriteteve dhe të drejtave të njeriut, ka komentuar temën e dinarit serb.

Në një intervistë në RTK 2, Redzepi ka vlerësuar se nuk ka pasur nevojë të ngrihet tensioni që Brukseli të diskutojë këtë temë.

Sipas saj, populli nuk meriton të tilla tensione.

“Unë mendoj se ky problem duhet të minimizohet, të gjithë qytetarët që marrin rroga apo pensione nga Serbia duhet të gjejnë mundësinë për të marrë të ardhurat mujore. Nuk mendoj se ka pasur nevojë të ngrihet tensioni që Brukseli ta diskutojë këtë. Populli nuk meriton tensione të tilla dhe sot në kohën e situatës së keqe ekonomike po përpiqemi ta zgjidhim problemin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bëjmë më shumë me Bankën tonë Qendrore, e cila e miratoi rregulloren”, ka theksuar Rexhepi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka uruar festën e Fitër…