Zëvendëskancelari austriak: Veriu i Kosovës duhet ta ketë të drejtën për Vetëvendosje

11 shkurt 11:45

Heinz-Christian Strache, lideri i partisë djathtiste Partia e Lirisë dhe nga viti i kaluar zëvendës-kancelar në qeverinë austriake, ka dhënë një intervistë për gazetën Politika të Serbisë, ku ka deklaruar se “duhet t’i njihet e drejta për Vetëvendosje veriut të Kosovës”, njofton Klan Kosova.

Strache pritet ta vizitojë Serbinë javën e ardhshme, vizitë kjo pas asaj të presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Austri.

Heinz-Christian Strache gjithashtu ka deklaruar se është rrugë e gabuar që t’i bëhet presion Serbisë për njohjen e Kosovës.

Strache edhe sa ishte në opozitë kishte treguar lojalitet karshi Serbisë. Ai në këtë intervistë për gaztën serbe thotë se “Serbia është në rruge të mirë drejt Bashkimit Europian” dhe se “pa Serbinë e serbët nuk ka paqe në regjionin e Ballkanit Perëndimor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të…