Zëvendëskryeministri Limaj: Sot kalon demarkacioni

20 mars 2018 | 15:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është optimist se demarkacioni me Malin e Zi do të kalojë në seancën e sotme të Kuvendit.

Limaj beson se deputetët e Kuvendit do të reflektojnë në raport me demarkacionin. Limaj ka lënë të nënkuptohet se votat për demarkacionin, tashmë janë siguruar.

“Ne presim që sot të kalojë Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi. Ne besojmë në reflektimin dhe detyrat që kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës, rëndësinë që ka kjo temë. Me kalimin e demarkacionit ne i japim një mundësi korrigjimit të gabimeve eventuale. Besoj sot që secili deputetët do të jetë në nivel të detyrave dhe përgjegjësive që kanë para vendit të tyre”, ka thënë Limaj për “Express”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të…