Zëvendësministri i FSK-së: Serbia paraqet kërcënimin kryesor të sigurisë në Ballkan

03 janar 2019 | 18:17

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka thënë se Serbia paraqet kërcënimin kryesor të sigurisë në Ballkan.

“Serbia ka kontraktuar edhe katër aeroplanë luftarak ‘MIG 29’, tash nga Bjellorusia. Në të njëjtën kohë, e paraqet veten si viktimë në rajon, duke paralajmëruar luftë kundër ‘Shqipërisë së Madhe’, gjë që ekziston vetëm në propagandën serbe. BE-ja ia hap kapitujt, ndërsa Putini e viziton në mes të janarit 2019. Serbia paraqet kërcënimin kryesor të sigurisë në Ballkan”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë në grevë. Ndërrimi…