Minatorët e “Trepçës” në grevë, kërkojnë rritje të pagave

03 janar 2019 | 18:07

Punëtorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë në grevë. Ndërrimi i parë i këtyre punëtorëve nuk ka hyrë të enjten në minierë të punojë, po ashtu edhe ndërrimi i dytë e ka mbështetur ndërrimin e parë, duke vazhduar grevën. Arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore të cilat, sipas tyre, nuk përmbushën kërkesat e tyre.

Anëtari i Kryesisë së Sindikatës së “Trepçës”, Isuf Peci, ka thënë për “Klan Kosova” se greva ka filluar të enjten dhe do të vazhdojë deri të premten. “Kërkesa jonë e parë është rritja e pagave deri 20 për qind, kërkesa tjetër është se pse bordi asnjëherë nuk është takuar me ne dhe kërkesa tjetër pse për Vitin e Ri nuk na janë dhënë 100 euro dhe një dhuratë si herëve të tjera”, ka deklaruar Peci.

Po ashtu, arsye të tjera të kësaj greve janë edhe plotësimi i kërkesave të grevës së pezulluar para disa muajve, ndërsa pyetja tjetër e tyre është se: Si po bëhet pranimi i punëtorëve pa konkurs? Peci ka bërë me dije se të premten do të mbahet edhe një takim ku do të flitet për hapat e mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA  Titulli përmban zhvillimet që e…