Zëvendësministri Thaçi takon atasheun e ambasadës së Francës në Kosovë

06 shkurt 13:46

Zëvendësministri i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Faton Thaçi, ka pritur në takim Joseph Giustiniani, atashe për bashkëpunim në ambasadën e Francës në Kosovë, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Institutit Kosovar për Pronësi Industriale, Veli Hoti.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi i shtetit Francës me shtetin e Kosovës në fushën e pronësisë industriale (intelektuale), konkretisht në treguesit gjeografikë.

Zëvendësministri Thaçi e ka njoftuar atasheun Giustiniani me të arriturat e Agjencisë së Pronësisë Industriale, që vepron në kuadër të MTI-së, në përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe institucionale konform direktivave të BE-së, avancimet në teknologjinë e bazës të të dhënave për markat tregtare, pronësinë intelektuale dhe treguesit gjeografikë.

Thaçi ka pohuar se procedurat për aplikim, publikim, komunikim dhe regjistrim, janë tashmë të ndërtuara dhe të zhvilluara nga API, kështu që nuk kërkohet ndonjë ri-rregullim, pasi sipas tij, janë të njëjta apo të ngjashme me regjistrimin e objekteve tjera të pronës industriale: marka tregtare, patenta dhe dizajne industriale.

Atasheu francez Giustiniani e ka siguruar zëvendësministrin Thaçi se do të ketë mbështetje të pakursyer në drejtime të ndryshme, qoftë teknike, financiare dhe me ekspertë francezë dhe në koordinim në mes MTI-së, Ministrisë se Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqatës se Prodhuesve të Djathit te Sharrit, që në muajt në vijim të mbahen takime dhe punëtori të ndryshme me ekspertë nga Franca dhe ekspertë që mbulojnë këto fusha në ministritë relevante.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi ia ka dorëzuar drejtuesve të Barcelonës një listë…