Zëvendësministri Zeka: Kjo javë duhet të jetë vendimtare për demarkacionin

05 shkurt 2018 | 12:02

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se kjo javë duhet të jetë vendimtare për t’u kthyer normaliteti politik por edhe ekonomik në Kosovë, me mbylljen e historisë së demarkacionit me Malin e Zi.

“Qytetarët janë lodhur duke pritur zyrave të ambasadave nëpër kolona të gjata për vendimet që kanë obligim t’i marrin deputetët e zgjedhur të parlamentit të Kosovës”, ka thënë Zeka, raporton “Epoka e re”.

Ai ka pohuar se PDK-ja ka qenë e qartë qysh herët për këtë çështje. “Po të kishte qenë në dorën tonë kjo do të ishte harruar dhe qytetarët do të lëviznin lirshëm në shtetet e Evropës respektivisht në zonën Shengen. Liderët e ndërgjegjshëm vlerësohen në vendime të mëdha”, ka thënë zëvendësministri Zeka.

Ai ka shtuar se tani janë duke u numëruar ditët për të mos na ikur momenti që këtë vit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të reshjeve atmosferike ditëve të fundit, gjendja e…