Zëvendësministri Zeka pret në takim drejtorin e ri të Iniciativës për Migracion

29 gusht 2018 | 11:41

Zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Izmi Zeka, ka pritur sot në takim drejtorin e ri të Iniciativës për Migracion, Azil dhe Refugjatë të Ballkanit-Marri, Sashko Koçev.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe zyrtaret e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Në takim u diskutua për trendët e migrimit në rajon, për nevojat dhe sfidat e Kosovës dhe rajonit për menaxhimin e migracionit.

Po ashtu zëvendësministri Zeka i ka ofruar mbështetje të plotë drejtorit të ri të Marri-t dhe u zotua se do të përkrah çdo projekt të Marri-t.

Po ashtu u bisedua edhe për trendët e migracionit në Ballkan e në veçanti në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme mori mbështetje për gjitha projektet që lidhen me migracionin që janë nisur dhe që do të ekspozohen më vonë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kourtney Kardashian është shumë më mirë pa ish të dashurin…