Zëvendësministri Zeka vizitoi policinë rajonale të Gjilanit

09 gusht 2018 | 14:36

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka vizituar policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, Elmina Mahmuti dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në këtë takim u bisedua për Ligjin e policisë, për pensionim të parakohshëm,objektin e Policisë së këtij rajoni i cili ende nuk ka përfunduar, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit,luftimin e trafikimit me narkotikë si dhe për problemet me trafikun në nivel të regjionit të Gjilanit.

Me këtë rast zëvendësministri Zeka ka theksuar se MPB-ja do të përpiqet që vitin e ardhshëm të fusë në buxhet Ligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë si dhe objektin e pa përfunduar të Policisë në Gjilan.

Gjithashtu ka theksuar se MPB-ja do të jetë e pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimet e fundit të MPB-së sa i përket trafikut në nivel të Kosovës u vlerësuan se kanë sjellë rezultate të prekshme edhe në nivele të regjioneve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije…