Zëvendësministrja Bakija-Deva pret në takim përfaqësuesit e Creative Associates International

25 qershor 2018 | 22:07

Zëvendësministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka pritur të hënën në takim dy përfaqësuesit e Creative Associates International, një organizatë prestigjioze ndërkombëtare me seli në Washington DC, Paul Turner, drejtor teknik për CVE dhe Alicia Greenidge, menaxhere teknike për CVE, si dhe Adrian Shtuni, konsulent nga Washington DC për politikat e jashtme dhe çështjet e sigurisë në Ballkan.

“Në këte takim biseduam për prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Spotit në përgjithësi, dhe në veçanti për punën që bëhet me rininë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, rehabilitimin dhe reintegrimin e atyre që kanë rënë pre e ekstremizmit”, ka bërë me dije Bakija-Deva.

Ajo ka theksuar se MKRS-ja do të thellojë bashkëpunimin me këtë organizatë, duke shqyrtuar mundësitë konkrete për zhvillimin e programeve afatgjata në Kosovë, të cilat fokusohen te rinia dhe parandalimi i eksterminzmit të dhunshëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…