Zëvendësministrja Bakija-Deva: Rinia është shtylla e vendit tonë, meriton përkrahjen maksimale

16 shkurt 11:38

Për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është organizuar edhe debati me temën “Rinia kosovare në dekadën e parë të Pavarësisë” nga Kuvendi i të rinjve të Kosovës.

Në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të diskutuar me të rinjtë, mori pjesë zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva, e cila diskutoi me të rinjtë e Kuvendit për për sfidat, arritjet dhe objektivat e rinisë në dekadën e parë të shtetësisë.

“Rinia është shtylla e vendit tonë, andaj si grup i rëndësishëm i shoqërisë, meritoni përkrahjen dhe vëmendjen maksimale nga institucionet tona”, është shprehur zëvendësministrja Bakija-Deva.

“Duke qenë se Republika e Kosovës ka mbi 60% të popullsisë në moshë të re, si ministri po punojmë në fuqizimin e të rinjve dhe krijimi i mjedisit përkrahës për zhvillimin shoqëror dhe personal tuajin dhe të bashkëmoshatarëve tuaj për krijimin e mundësive për promovim, zhvillim dhe pjesëmarrje në jetën aktive shoqërore si dhe ofrimin e shërbimeve të barabarta” u tha të rinjve zëvendësministrja.

Gjatë debatit u potencua si prioritet rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe përfshirja sa më e madhe e tyre në politikëbërje sektoriale që ndikojnë drejtpërdrejt në të rinjtë, si një prej objektivave kryesore të Strategjisë Kosovare për Rininë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mirëpritur arritjen…