Zëvendësministrja Osmani priti në takim kampionet e hendbollit

25 maj 18:19

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, sot priti në takim KHF Vushtrria, kampionët e Kosovës për edicionin 2020/2021.

Znj. Osmani i uroj vajzat sportiste, trajnerët dhe udhëheqësinë e klubit për titullin e kampionit të hendbollit dhe ju uroj suksese në performancat e tyre vendore dhe ndërkombëtare.

KHF Vushtrria uroi zonjen Osmani për pranimin e detyrës në MKRS. Së bashku, zhvilluan një bisedë më të gjerë mbi fushën e sportit në Kosovë, sfidat me të cilat ballafaqohen klubet sportive dhe planet e së ardhmes së KHF Vushtrria.

Znj. Osmani shprehu gatishmërinë për t’i qëndruar afër klubeve përmes mbështetjes institucionale dhe zbatimit të vazhdueshëm të programit qeverisës mbi zhvillimin e sportit vendor në tërësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës…