Zgjedhen drejtorët e katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës

19 mars 2022 | 10:55

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.

Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” drejtoreshë është zgjedhur pulmulogia Shefkie Shatri. Ajo që nga viti i kaluar ishte ushtruese detyre e drejtorit po në këtë spital.

Edhe Spitali i Përgjithshëm në Gjilan është bërë me drejtor ku në këtë pozitë është zgjedhur doktor Arsim Emini.

Doktor Fazli Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe dy kandidatë të tjerë, raporton kp. Ndërsa, doktoresha Luljeta Zhubi është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe 3 kandidatë të tjerë.

Të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatin kanë të drejtë ankese brenda 15 ditësh nga shpallja e rezultatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë (e premte), rreth orës 21:50 në Çagllavicë të Prishtinës,…