Zgjedhjet e 11 shtatorit në Suedi po afrohen!

09 gusht 2022 | 12:35

Shkruan: Astrit Gashi, Suedi

Për here të parë në një regjion të një vendi në top kandidatët janë tre kandidatë me rrënjë nga Kosova.
Në këtë regjion partia Socialdemokrate i ka tre deputetë.
Si mund një deputet që ka numrin rendor me të madh se numri i deputetëve që fito partia të hyjë në parlament? Ai duhet të kaloj 5% të partisë në regjion. Edhe nëse është më i votuari në regjion dhe si kalon 5% të partisë, deputetët që fitojnë janë ata me numër rendor.
Sa vota i duhen një kandidati të kalojë në parlament. Mbi 3000 mijë vota. Por kjo varet nga votat e përgjithshme të partisë!
Kush mund ta votojë këtë listë? Vetëm ata që banojnë në regjionin e Halandit.
Secili që ka familjarë në Halmstad, Falkenberg, Varberg, Laholm, Hylte, Kungbacka sugjeroni të votojnë këtë listë.
Vetëm këto qytete mund ta votojnë këtë listë: Halmstad, Falkenberg, Varberg, Laholm, Hylte, Kungbacka sugjeroni të votojnë këtë listë ju që keni miq e familjar!
Si mund të votojnë?
Nga 25 gushti deri më 11 shtator kudo në objekte publike të përcaktuara nga enti zgjedhor.
Nëse voton para kohe duhet të kesh kartelën e votuesit që mund të porositeni në val së bashku me listën.
Kandidatët duhet të punojnë në regjion, marketingu në media dhe rrjete sociale nuk ndihmon shumë, gazetarët dhe mediat që intervistojnë të kenë njohuri për sistemin zgjedhor suedez. Në intervista nga kandidatët kjo duhet të sqarohet. Andaj fokusohuni në punë konkrete, informoni votuesit tuaj se si duhet votuar për ju. Sqarim: Në zgjedhjet suedeze sistemi zgjedhor është regjional.
Intervistat me media që s’e njohin sistemin zgjedhor në Suedi nuk sjellin vota.
Në faqen zyrtare të zgjedhjeve mund të gjeni listën e kandidatëve për secilën parti për parlament, regjion dhe komunë.
Suksese dhe pune secilit.
Përveç kësaj liste në regjionet tjera kandidatët me rrënjë shqiptare nuk kanë gjasa të fitojnë.
Por votoni në lista për komuna dhe regjion, qe mund të gjeni dhjetëra.
Më 11 shtator Adnan Dibrani do të jetë deputet i sigurt, Aida Birinxhiku po ashtu sipas sondazheve që ka partia me një këmbë është në parlament. Arber Gashi që udhëheqë me partinë Socialdemokrate në Halmstad ka gjasa nëse partia merr mbi 33% atëherë fito 4 vende nga 3 qe ka regjioni sot.
Secilit kandidat për parlament, regjion dhe komunë nëse do të fitojë duhet të punojë në regjion të vetin … starto, puno dhe kërko votën tënd aty ku duhet!
Ka edhe shumë kandidatë të tjerë në regjione të tjera por gjasat janë të vogla.
Këto zgjedhe janë sfide për Suedinë ku racizmi dhe ekstremizmi janë në pikën më të lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti nga Kosova, Bernard Berisha do të vazhdojë karrierën në…