Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 shtator 2025 | 18:04

Ambasada italiane në Kosovë ka njoftuar se kanë mirëpritur 24 karabinierë italianë në Kosovë, “të cilët bashkë me partnerët evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale”.

“Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë e Formuar të Policisë Rezervë (RFPU) të EULEX-it, duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve. Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin.”

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit në udhëtim.…