Zgjedhjet e 14 shkurtit, Kurti prezanton qeverisjen e ardhshme të LV-së para studentëve të ‘John Hopkins’-it

12 janar 2021 | 11:13

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me studentët e Universitetit “John Hopkins” në ShBA.

Në këtë bashkëbisedim Kurti ka prezantuar para studentëve dhe profesorëve “qeverisjen e Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të 14 shkurtit”.

“Mbrëmë isha i ftuar për një bashkëbisedim virtual me studentët e Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins në Washington D.C. dhe profesorët e tyre, z. Daniel Serwer dhe z. Sinisa Vukovic. Prezantimi im për qeverisjen tonë të ardhshme pas zgjedhjeve të 14 shkurtit u fokusua në transformimin socio-ekonomik të vendit përmes sistemit të drejtësisë që me efikasitet lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që matet punësimin e të rinjve. Fjala ime hyrëse u pasua nga pyetjet dhe komentet e shumta të studentëve mbi tema të ndryshme, nga ballafaqimi me të kaluarën dhe avancimi i FSK-së te integrimi i pakicave kombëtare, raportet me fqinjët dhe dialogu me Serbinë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Instagram”.

Linku i postimit: https://www.instagram.com/p/CJ8K0gkll5B/?utm_source=ig_embed.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qen amerikan i ka çuar dëm një kosovari 40…