Zgjedhjet lokale, infektologu Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me Covid

17 tetor 2021 | 12:38

Infektologu Ilir Tolaj, ka thënë se tashmë jemi të adaptuar me rrethanat e pandemisë dhe po mësohemi të funksionojmë në kushte të veçanta.

Ai ka treguar edhe nëse zgjedhjet lokale mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes me pandeminë Covid-19.

“Këto zgjedhje janë më të lehta. Zgjedhjet e kaluara të përgjithshme ishin mësim i vërtet që rezultuan me valën e tretë të pandemisë në Kosovë. Mirëpo, këtë herë vala ishte më herët dhe tash në këtë ditë situatë në aspektin epidemiologjikë është e qetë”, ka thënë Tolaj në “ATV”.

Ai ka thënë se nuk do të ketë rritje të infektimeve nga këto zgjedhje sepse sipas tij ka pasur rënie të valës së fundit të pandemisë e cila siç ka thënë, ishte më intensivja prej të gjitha valëve paraprake.

“Nuk pres që këto aktivitete të rezultojnë më një valë të re”, është shprehur Totlaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip” u…