Zgjedhjet në Britani, nis zyrtarisht fushata elektorale

06 nëntor 2019 | 14:02

Sot në Britaninë e Madhe fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, pasi parlamenti është shpërnda në orët e para të mëngjesit.

Boris Johnson ka arritur në Buckingham Palace për të takuar Mbretëreshën, çka edhe shënon fillimin e periudhës zgjedhore para votimit të 12 dhjetorit. Ai, në qendër të fushatës do të ketë premtimin se do t’ia dalë mbanë me Brexitin.

Në anën tjetër, Jeremy Corbin ka premtuar ndryshim të vërtetë me laburistët. Por ndërkaq, në vend është ndezur një debat i ri. Rusia, me gjasa ka ndërhyrë në referendumin për Brexitin në 2016. Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport.

Por kryeministri, Boris Johnson nuk e bёn atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinë Johnson, se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.

Sipas laburistëve, raporti mund të ngrejë edhe çështje të tjera si p.sh raportet mes Johnsonit dhe një të dyshuari si spiun rus.

Sidoqoftë, vetë konserbatorët kanë thënë se nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ka pasur ndërhyrje të suksesshme ruse në procesin elektoral britanik.

Edhe vetë Moska i ka hedhur poshtë akuzat. Por, pavarësisht kësaj, disa anëtarë të partisë konservatore, kërkojnë publikimin e raportit që i është dërguar Johnson më 17 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, e shënoi një autogol të…