Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 15 korrik

15 qershor 2020 | 16:49

Zgjedhjet do të mbahen më 15 korrik. Këtë e ka konfirmuar të hënën lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka theksuar se kjo datë është e pranueshme edhe për OBRM-PDUKM-në, të cilën ai tashmë e ka diskutuar edhe me kryetarin e kësaj partie, Hristijan Mickoski.

“Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një moment të ndërlikuar. Duhet të ndërmarrim hapa të rëndësishëm. LSDM-ja është mbajtësi i pushtetit përgjegjës. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i siguruar institucioneve me kapacitet të plotë. Ne kemi nevojë për Kuvend aktiv dhe për një qeveri politike funksionale. Kjo lojë nervash në të cilën vuajnë qytetarët duhet të përfundojë”, ka thënë Zaevi në një konferencë për medie.

Më tutje, Zaevi ka treguar se si do të votojnë qytetarët maqedonas, duke përfshirë edhe ata me Covid-19.

“LSDM-ja po tregon edhe një herë madhështinë e saj, në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë, e cakton 15 korrikun, si datën përfundimtare dhe të vetme për zgjedhjet. Unë bisedova me Mickoskin dhe ai konfirmoi që ai do të kandidojë në zgjedhjet e 15 korrikut. E mërkura do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Kjo është për të shpëtuar shtetin. Të hënën dhe të martën do të votojnë personat e sëmurë, si dhe ata që janë pozitivë për me koronavirus, ata që janë në izolim dhe të sëmurë kronikë”, ka thënë Zaevi.

Ai ka theksuar se po i dërgon një mesazh Mickoskit, pasi sipas tij përgjegjësia është e madhe para qytetarëve. “Asnjë politikan nuk duhet të luajë me njerëzit e tij. Kjo është për shpëtimin e shtetit”, është shprehur Zaevi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me kërkesë të bizneseve…