Zgjedhjet paraprake presidenciale në Iowa, Trumpi kryeson në sondazhe

14 janar 2024 | 15:32

Nesër (e hënë) do të mbahen zgjedhjet në Iowa, ku sipas sondazheve deri më tani, Donald Trump kryeson ndaj rivalëve të tij, Nikki Haley dhe Ron Desantis.

Sipas sondazhit, Trumpi kryeson me 48 për qind të votave, ish-guvernatorja e  Karolinës së Jugut, Haley, është në vendin e dytë me 20 për qind, e ndjekur nga guvernatori i Floridës, Ron Desantis me 16 për qind.

Një fitore në Iowa do të ishte një hap i madh për 77-vjeçarin Trump për të siguruar zgjedhjet nga republikanët. Më pas, ai do të përballet me presidentin aktual demokrat, Joe Biden.

Do të ishte një shenjë se shumë republikanë janë të gatshëm të lënë menjëanë problemet ligjore në rritje dhe retorikën nxitëse të Trumpit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 52 vitesh, Danimarka ka kthyer faqen, pasi princi dhe…