Zgjedhjet parlamentare, Nisma në Istog formon shtabin zgjedhor

26 gusht 2019 | 14:26

Anëtarët e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, dhe Çerkin Dukolli, kanë takuar strukturat e degës së Nismës në Istog dhe kryetarin e saj Musa Fetahu, i cili është emëruar kryetar i shtabit zgjedhor të Nismës Socialdemokrate në këtë qytet.

“Nga ky takim u dëshmua se Nisma në Istog është e përgatitur dhe e mobilizuar për zgjedhjet parlamentare për të shënuar fitore të radhës. Mirënjohje për strukturat e degës së Nismës Socialdemokrate në Istog dhe suksese për kryetarin Musa Fetahu”, ka thënë Fazli Hoxha.

Shkrimi i plotë i Hoxhës në “Facebook”: 

Takim me kryesinë e degës së Nismës Socialdemokrate në Istog, formohet shtabi zgjedhor

Bashkë me anëtarin e Kryesisë, Çerkin Dukolli, takuam Kryesinë e Degës së Nismës Socialdemokrate në Istog. Nga kryetari i degës së Nismës në Istog, Musa Fetahu, u njoftuam për formimin e shtabit zgjedhor të degës së Nismës në këtë qytet për zgjedhjet e reja parlamentare.
Z. Fetahu është emëruar kryetar i shtabit zgjedhor të Nismës Socialdemokrate në Istog.
Nga ky takim u dëshmua se Nisma në Istog është e përgatitur dhe e mobilizuar për zgjedhjet parlamentare për të shënuar fitore të radhës.
Mirënjohje për strukturat e degës së Nismës Socialdemokrate në Istog dhe suksese për kryetarin Musa Fetahu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barbara Wesel Presidenti francez, Emmanuel Macron investoi shumë punë e…