Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni: Deri në orën 15:00 votuan mbi 30 për qind e votuesve

05 maj 2019 | 17:09

Deri në orën 15:00 dalja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka qenë 30. 34 për qind.

Votimi është duke u zhvilluar qetë, pa ndërprerje dhe pa parregullsi, ka informuar në konferencën e sotme për medie zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), Lupka Guguçevska.

Deri në orën 15:00 kanë votuar 527.068 sipas 95.67 për qind të të dhënave të përpunuara nga vendvotimet prej të cilave kanë arritur të dhëna në KShZ.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dalja deri në orën 15 ishte 28 89 për qind. Konferenca e radhës për shtyp e KSHZ-së është caktuar për në orën 17:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti gjerman me origjinë turke i Arsenal, Mesut Ozil, i…