Zgjedhjet s’kanë përfunduar ende në Preshevë
09 janar 2018
| 20:43
Një vendim i Gjykatës Administrative ka bërë që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Preshevë, ende të mbesin vetëm me rezultat preliminar.
Kanë kaluar shtatëmbëdhjetë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Preshevë, e rezultati ende mbetet ai preliminar. Gjykata Administrative shfuqizoi dy vendimet e Komisionit Komunal Zgjedhor të datës 25 dhe 26 dhjetor, që kishin të bëjnë me përsëritjen e zgjedhjeve në gjashtë vendvotime e ku përfshihej 1/3 e 38860 votuesve të Komunës së Preshevës.