Zgjidhet kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë

28 tetor 2022 | 22:50

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë me datë 26 tetor 2022 u zgjedh Kryesuesi dhe Zëvendës kryesuesi i Këshillit Drejtues (KD), e ku në këtë mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë.

Kryesuesi dhe Zëvendës kryesuesi i KD, u zgjodhën nga radhët e anëtarëve të caktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, siç parashihet me dispozitat ligjore në fuqi dhe aktet normative të Universitetit.

Me shumicë votash Kryesues i KD-së, u zgjodh, z. Agon Haxhikadrija, ndërsa Zëvendës kryesues, z. Shpëtim Dylazeka.

Kryesuesi z. Agon Haxhikadrija, falënderoi anëtarët e KD për besimin e dhënë dhe u zotua se do të kryej të gjitha punët me nderë dhe përgjegjësi në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, ka uruar anëtarët e rinj të KD-së për zgjedhjen e tyre në Këshillin Drejtues, duke ju ofruar bashkëpunim për zhvillimin e universitetit.

Përpos pikave të tjera në këtë mbledhje u morë vendimi për shpalljen e konkursit për Bursat e
studentëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianni De Biasi, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, ka në admirim…