“Zgjoi” u prinë një sërë filmash të suksesshëm të Kosovës në skenën ndërkombëtare

02 janar 2022 | 08:44

Përkundër faktit se Kosova është një vend shumë i vogël dhe konsiderohet si pak i zhvilluar, sukseset nuk munguan aspak në arenën ndërkombëtare

Kinematografia e Kosovës mund të thuhet se ka shënuar suksesin më të madh ndonjëherë, duke arritur që përmes filmit “Zgjoi” edhe të shkruhet historia.

Fillimisht duke fituar tre çmime, për herë të parë, në një festival të madh siç është ai i Sundance, rrugëtimi i “Zgjoi” e përmbylli vitin duke hyrë në listën e ngushtë të nominimeve “Oscar”.

Në anën tjetër, edhe filmi “Vera Andrron Detin” shënoi suksese prestigjioze në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë në Festivalin e Venecias, transmeton Kultplus.

Tutje, filmi me regji të Kaltrina Krasniqit mori edhe çmimin special të jurisë në Festivalin e Selanikut.

Çmimet e tjera nuk munguan aspak dhe raportohet se ky film do të vijë edhe në Kosovë vitin që po vjen.

Kinematografia kosovare përjetoi edhe një lajm gëzimi. ‘Luaneshat e Kodrës’, hyri në histori, duke u bërë filmi i parë i gjatë kosovar që shfaqi premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës.

Përveç këtyre filmave, janë realizuar edhe disa filma të tjerë të cilët, përpos çmimeve në Kosovë, u nderuan edhe në arenën mbarëkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.…