Zhbogari pret që marrëveshja për emrin të kalojë edhe në parlamentin grek

20 janar 2019 | 14:18

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se është optimist se Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, e njohur si Marrëveshja e Prespës, do të kalojë pa problem edhe në Parlamentin grek.

“Ajo që shikoj është përkushtimi te kryeministri grek (Alexis Tsipras) për ta zbatuar Marrëveshjen në Parlamentin grek. Edhe unë i besoj përkushtimit dhe vendosmërisë së tij dhe mendoj se duhet të mbetemi optimistë dhe të fokusohemi në zhvillim pozitiv”, ka thënë Zhbogari.

Ai ka theksuar se Marrëveshja e Prespës paraqet një arritje të vërtetë për Maqedoninë si shtet, sa i përket zhbllokimit të proceseve integruese. Megjithatë, sipas ambasadorit Zhbogar, është me rëndësi që të gjitha institucionet e shtetit të punojnë me përkushtim në realizimin e reformave, nga çka varet edhe marrja e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar,…