Zhdrella: Kampionati duhet të vazhdojë, nëse nuk vazhdon titulli i takon Ballkanit

03 prill 2020 | 19:28

UEFA gjatë kësaj jave ka mbajtur një mbledhje me 55 federatat evropiane, në të cilën është diskutuar rreth problemeve të fundit që janë shfaqur me pandeminë koronavirus.

Në këtë mbledhje, është thënë se federatat të gjejnë çdo mundësi për të vazhduar kampionatet e tyre.

Megjithatë dje ka qenë Belgjika që ka anuluar garën dhe zërat për ta anuluar kampionatin janë dëgjuar edhe në Kosovë, që do të thotë se tri skuadrat e para të dalin në Evropë, ndërsa 4 të fundit të bien nga Liga.

Ky version sipas mesfushorit të Llapit, Mentor Zhdrella nuk pritet të ndodh, por edhe në rast se bëhet atëherë sipas tij Ballkani do e meritonte titullin kampion.

“Të them të drejtën, nuk besoj që do të ketë anulim të kampionatit fare. Unë besoj në një zgjidhje për të vazhduar deri në fund, pasi ka edhe shumë pikë në lojë por është edhe gara e Kupës në lojë”, ka thënë Zhdrella për gazetën “Olle”.

“Në rast se do të ndalet kampionati, atëherë mendoj që nuk do të ndodhte vetëm te ne por në gjithë Evropën, gjithsesi në këtë rast Ballkani do të bëhej kampion, dhe unë mendoj që do e meritonte plotësisht pas gjithë asaj që ka treguar deri më tani”, ka shtuar Zhdrella.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” me anë të një…