Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, vjen reagimi i Tomë Gashit

08 dhjetor 2022 | 14:14

Avokati Tomë Gashi, i cili është përfaqësues i familjes së Astrit Deharit është deklaruar në “Facebook” lidhur me konferencën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ku kjo e fundit ka njoftuar se janë zhdukur disa mostra të Astrit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Me këtë rast,  Gashi ka thënë se “asgjë nuk është e rastësishme”.

Sipas tij, prapa vrasjes së Deharit qëndrojnë “grupe mirë të organizuara kriminale”.

Postimi i plotë i Gashit:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka biseduar të enjten me…