Zhegrova: Do të rikthehemi shpejt te fitorja

30 mars 2023 | 15:34

Edon Zhegrova ishte shënues për Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen ndaj Andorrës, e cila përfundoi baras 1-1.

Anësori “dardan” ka mbetur me zemër të thyer nga dështimi i Kosovës në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, por u zotua se shumë shpejt “dardanët” do ta gjejnë rrugën e fitores.

“Zemërthyer me rezultatin ndaj Andorrës. Deshëm të fitonim për juve që na përkrahët në borë e acar, por nuk ishte nata jonë”, ka shkruar fillimisht ylli i Lille në rrjete sociale.

“I nderuar dhe krenar që e përfaqësoj shtetin tim dhe gjithmonë me përgjegjësi do ta vesh fanellën e Kosovës për t’ju bërë juve krenarë. Do të rikthehemi shpejt te fitorja. Faleminderit”, ka shtuar Zhegrova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Bisedimet e koalicionit Zajebnicë për…