Zhegrova në formacionin e javës të Ligës së Konferencës

08 mars 2024 | 13:51

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka përfunduar si pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e Lille ndaj Sturm Grazit.

Gjatë të enjtes mbrëma u zhvilluar ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës në Ligën e Konferencës, ku luajtën edhe disa futbollistë shqiptarë. Njëri nga ta ishte edhe Edon Zhegrorva, i cili me skuadrën e tij, Lille fituan në udhëtim te Sturm Grazi me rezultat 3-0.

Njëri nga golat e ndeshjes u shënua pikërisht nga ylli i Dardanëve, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 71-të.

Paraqitja e mirë në këtë ndeshje bëri që Zhegrova të vlerësohet lartë nga faqja e specializuar e statistikave, “SofaScore”. Zhegrova mori notën 8.0 dhe përfundoi në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Konferencës.

Formacioni: Jedlicka, Djiku, Ribeiro, Hato, Milson, Hezze, Madragora, Tsunemoto,  Zhegrova, Petkoviq, Daviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ndikimi i korrupsionit politik në kulturën qeverisëse”, ishte tema e…