Zhvillim i rëndësishëm në mjekësi, miratohet trajtimi për një sëmundje të rrallë dhe vdekjeprurëse te foshnjat

23 nëntor 2026 | 08:20

Një zhvillim i rëndësishëm në fushën e mjekësisë është shënuar në SHBA, ku Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) ka miratuar një trajtim të ri për sëmundjen e rrallë Niemann-Pick të tipit C, e cila prek sistemin nervor dhe mund të jetë vdekjeprurëse, veçanërisht te fëmijët.

Trajtimi, i njohur si Adrabetadex, bazohet në substancën cyclodextrin dhe synon të ndihmojë pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje gjenetike.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA (NIH), studimet klinike ndërkombëtare kanë treguar se trajtimi mund të zgjasë mbijetesën e pacientëve me këtë sëmundje.

Niemann-Pick C shkaktohet nga çrregullimi i përpunimit dhe transportit të kolesterolit brenda qelizave, duke shkaktuar dëmtime progresive në tru dhe sistemin nervor.

Miratimi i këtij trajtimi më 17 nëntor 2026 është rezultat i rreth dy dekadave kërkimesh shkencore.

Studiuesit e konsiderojnë këtë një hap të rëndësishëm për pacientët dhe familjet që përballen me këtë sëmundje të rrallë, për të cilën deri më tani mundësitë e trajtimit kanë qenë shumë të kufizuara.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një anije luftarake ruse është përfshirë nga flakët pas një…