Zhvillimet e fundit politike më së paku i janë dashur vendit

07 prill 2018 | 11:01

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se zhvillimet e fundit nuk i janë dashur shtetit dhe pasojat e tyre do të shihen më vonë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se karshi këtyre zhvillimeve Kuvendi dhe Qeveria janë treguar të pafuqishme meqë fuqia është koncentruar në pushtetin ceremonial.

Krasniqi ka porositur Haradinajn ta qeverisë vendin si kryeministër pasi këtë të drejtë ia jep Kushtetuta.

Në situatën kur as pozita dhe as opozita nuk e kanë shumicën në Kuvend, ish-kryeparlamentari ka thënë se edhe mund të shkohet në zgjedhje por, sipas tij, nuk do të ketë zgjidhje të duhur.

“Ata që po kërkojnë zgjedhje ishin para pak muajve në qeverisje dhe nuk e zgjidhen asnjë problem”, ka thënë Krasniqi.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë katërvjeçare ka mbetur e vdekur në banesën e…