Zhytësit e Policisë gjejnë trupin e pajetë të një serbi të zhdukur që dy ditë

23 prill 2023 | 17:38

Një 50-vjeçar i nacionalitetit serb, i cili u zhduk të premten në afërsi të Zubin Potokut, sot është gjetur pa shenja jete në një kanal ku po kërkohet që nga dje, ka konfirmuar për KoSSev Policia e Kosovës.

Zhdukja e 50-vjeçarit u raportua dje në orët e para të mëngjesit nga vëllai i tij.

Prej asaj kohe deri në orën 17:00 policia dhe zjarrfikësit kanë kontrolluar kanalin Ibër-Lepenc, i cili ndodhet rreth 100 metra larg shtëpisë së të ndjerit.

Kërkimet e djeshme rezultuan të pasuksesshme, ndaj vazhduan edhe sot. Zhytësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur ta gjejnë një trup në rrezen e kërkimit prej 1 km, i cili, siç konfirmohet, është gjetur pa shenja jete.

Zëvendëskomandanti i policisë rajonale të veriut, Veton Elshani, ka treguar se për momentin supozohet se ka qenë aksident, por se do të përcaktohet ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur mesditën e ditës së sotme në…