Zi në familjen e Naser Rafunës, vdes në aksident familjari i tij

22 shkurt 2026 | 17:17

Aktori Naser Rafuna ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen në aksident të familjarit të tij, Ngadhënjimit.

Rafuna me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se i ndjeri ka lënë pas vetes gruan me dy djemtë e vegjël.

“Të Allahut Jemi dhe te Ai do të kthehemi .Ngadhënjim,djali i tezës, pas një aksidenti komunikacioni ndërroj jetë duke lënë pas vehtës gruan me dy djemtë e vegjël dhe neve familjarjëve. Na e ka kputë shpirtin Mimi jem”, thotë Rafuna.

Ai ka bërë të ditur më tej se për procedurat e varrimit do të njoftojnë në vijim, meqë i ndjeri jetonte në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka bërë reagimin e saj të para…